Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim një-orësh me shtabin elektoral të PS; çfarë u diskutua

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim një-orësh me shtabin elektoral

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PS në qarqe mëngjesin e sotëm. Fokus i takimit një-orësh në selinë rozë kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se, kreu socialist Edi Rama ka lënë porositë për organizimin e fushatës zgjedhore dhe raportimet e problemeve në qarqe.

Mbledhjes së përjavshme të shtabit elektoral të PS iu bashkua edhe Ardian Cela, i ngarkuar për të ndjekur fushatën elektorale në Durrës, pas largimit të Vangjush Dakos.

Ndërkohë që, kujtojmë se seancën e radhës maxhoranca ka paralajmëruar votimin e Kodit Zgjedhor të ndryshuar.

Të fundit