Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 25 qershorit/ Sondazhi: PD rritjen më të madhe, por ende i duhet të mposht PS-në

Partia Demokratike ka rritjen më të madhe të votuesve që nga zgjedhjet e 2013-ës, me 6%. Por, pavarësisht rritjes, demokratëve sërish u duhet punë për të mposhtur socialistët, të cilët sipas sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, dalin parti e parë më 25 qershor me 43% të votave.

LSI do të ketë një rritje me 1.5% të votave, ndërsa LIBRA e Ben Blushit parashikohet të renditet e katërta me 2.3%.

Megjithatë, një e dhënë e rëndësishme që tregon se deri më 25 qershor do të ketë ndryshime në sondazh, është përqindja e lartë e të pavendosurve. 20.6% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se nuk kanë vendosur ende për kë parti do të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Duke komentuar rezultatet e sondazhit, studiuesi Afrim Krasniqi theksoi se përqindja e votave nuk mund të jetë një e dhënë përfundimtare për numrin e mandateve që do marrin partitë. Ai solli në vëmendje zgjedhjet e 2009-ës, kur PS doli parti e parë në të gjithë vendin, por ishte PD ajo që mori më shumë mandate deputetesh. Sipas Krasniqit, kjo logjikë përforcohet nëse sheh rezultatin e PDIU-së, e cila në sondazh nuk ka asnjë peshë, por të gjithë e kuptojnë se çamët kanë shanse për të nxjerrë paktën tre deputetë në tre qarqe të ndryshme.

Kush fiton në Tiranë? Sondazhi: Socialistët kanë rënie votash, demokratët njësoj; Blushi bën surprizën

Të fundit