Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi, PDIU ironizon kryeministrin: Shqiptarët për shqiptarët! Për Gjukanoviç kujdeset Rama

Zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi, PDIU ironizon kryeministrin:

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar në vazhdë të mesazheve për gjithpërfshirje të shqitarëve në zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Përmes një deklarate publike, në qëndrimin zyrtar të saj PDIU u kërkon shqiptarëve të kësaj treve të votojnë për koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, si përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.

Ndërkaq, PDIU ka ironizuar deklaratën e Ramës për mbështetje të Gjukanoviç, duke thënë se “Për Gjukanoviç kujdeset Rama!”

Sipas PDIU, “kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për t’u kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.”

Reagimi i plotë:

Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e së dielës.

Shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.

Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.

Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare.

Të fundit