Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasadori britanik në zyrën e Kryemadhit

Zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasadori britanik në zyrën e Kryemadhit

Kryetarja e Lëvizjes Sociliste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në zyrën e saj ambasadorin britanik Duncan Norman.

Takimi mes tyre vjen kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet vendore, të cilat si asnjëherë më parë do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës.

Lëvizjet e diplomatëve të huaj të akredituar në Tiranë janë shtuar këto ditë sa ju përket takimeve që kanë zhvilluar me drejtuesit e partive politike në vend.

Sot në mëngjes Basha takoi drejtuesen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR Audrey Glover në selinë e PD-së.

Gjithashtu sot Këshilli i Evropës ka anuluar dërgimin e vëzhguesve me 30 qershor në Tiranë dhe si shkak për këtë ka sjellë sigurinë dhe paqartësinë ligjore të këtyre votimeve të anuluar nga Presidenti Meta.

Të fundit