Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ i kujton partive afatet: Mos e nisni fushatën para 31 majit

Zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ i kujton partive afatet: Mos e nisni fushatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kujtuar partive politike afatin për të dorëzuar emrat e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Partitë kanë afat deri në datën 19 mars për të çuar emrat pranë KQZ-së ndërsa ka bërë të ditur edhe afatet për plotësimin e anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit si dhe grupet e numërimit.

“Deri në datën 18 mars partitë duhet të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve. Pas tyre ngrihen Komisionet e Qendrave të votimit, afati për të cilat partive u skadon në datën 30 maj. Si dhe grupet e numërimit të votave, detyrim që partitë duhet ta plotësojnë përpara datës 18 qershor”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se 21 prill skadon afati për regjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje ndërsa deri në datën 1 maj është afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

KQZ u ka kujtuar gjithashtu parive politike se fushata zgjedhore nis në datën 31 maj duke u bërë thirrje subjekteve që të respektojnë afatet që parashikon Kodi Zgjedhor.

“Periudha e fushatës zgjedhore fillon në 31 maj. Në të shkuarën, vëzhguesit e brendshëm dhe ata ndërkombëtar kanë kritikuar praktikën e disa partive politike që kanë zhvilluar veprimtari fushate përpara periudhës së fillimit të fushatës. KQZ u bën thirrje partive politike dhe emisarëve publik të tyre që të tregojnë përmbajtje dhe vetëkufuizim.

Kryerja e veprimtarisë së fushatës përpara fillimit zyrtar të saj prish barazinë e garës në zgjedhje, e bën procesin të disbalancaur dhe të pandershëm. E bën atë që të nis keq”, theksoi Hoxhaj.

Të fundit