Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e brendshme/ PD cakton kryetarët e grupeve të punës në qarqe, Tirana bën përjashtim

Zgjedhjet e brendshme/ PD cakton kryetarët e grupeve të punës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas mbledhjes së zhvilluar pak minuta më parë,  ka caktuar kryetarët e grupeve të punës në qarqe që do të funksionojë për zgjedhjet e brendshme në parti.  Por varësisht nga proceset, grupet e punës mund të vazhdojnë dhe për zgjedhjet lokale, bëjnë me dije burime nga PD për Politiko.al.  Kjo nuk thuhet me siguri, pasi do vlerësohet nga ecuria.

Përjashtim bën qarku i Tiranës, pasi do të ketë një grup punë me më shumë pjesëmarrje. Në secilën nga degët e Tiranës do të ketë 2-3 te deleguar.

Kryetarët e grupeve për çdo qark:

Shkodër-Flamur Noka,

Kukës -Edi Paloka,

Durrës -Oerd Bylykbashi,

Elbasan -Edmond Spaho,

Korçë Arben Ristani,

Vlorë-Fatbardh Kadilli,

Fier-Enkelejd Alibeaj,

Berat-Enno Bozdo,

Lezhë-Arben Ibroja,

Dibër-Kreshnik Collaku,

Gjirokastër -Tritan Shehu.

Të fundit