Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e parakohshme anti-kushtetuese? Vangjel Dule kujton 'precedentin e Kavajës'

Zgjedhjet e parakohshme anti-kushtetuese? Vangjel Dule kujton 'precedentin

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, pjesë  e një konference për shtyp të aleatëve opozitarë të Partisë Demokratike, ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë antikushtetuese, siç thotë kryeministrit Rama.

Dule, i cili ka qenë aleat i Ramës, duke mbajtur postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe duke u larguar më pas nga koalicioni ka kujtuar zgjedhjet e Kavajës ku fitoi kandidati demokrat Isa Sakja. Sipas tij ekziston precedenti i Kavajës dhe nuk duhet harruar. "Në Kavajë pati zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të pjesshme", tha Dule duke shtuar se askush nuk i quajti antikushtetuese ato.

Partitë opozitare kanë kërkuar një tryezë politike për daljen nga kriza duke i mëshuar faktit se duan një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

Të fundit