Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e Partisë Demokratike në 12 rrethe, shpallen kandidatët fitues

Zgjedhjet e Partisë Demokratike në 12 rrethe, shpallen kandidatët

Partia Demokratike ka përzgjedhur këtë fundjavë kryetarët e degëve lokale në disa prej qyteteve kryesore në vend.

Në krye të disa prej degëve kryesore në të gjithë vendin janë rikonfirmuar kryetarët aktualë, ndërkohë që procesi do të vijojë gjatë ditës së sotme dhe fundjavën e ardhshme.

Edhe deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet. Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e PD-së në Fier, pavarësisht faktit se ka mandatin e deputetit, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit, pavarësisht manipulimeve, kanë sjellë rezultate të kënaqshme.

Një mandat të ri në krye të PD-së në Kamzë ka marrë edhe kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu.

Javën e ardhshme do të zgjidhen kryetarët në disa degë kryesore të vendit, përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë.

Kandidatët fitues

Durrës – Ferdinand Xhaferaj

Fier – Luan Baçi

Dibër – Naim Gazidede

Sarandë – Hariz Mema

Kamzë – Xhelal Mziu

Malësi e Madhe – Anton Kokaj

Librazhd – Bujar Vreto

Maliq – Donald Kulla

Belsh – Bedri Qypi

Devoll – Arben Miza

Këlcyrë – Luan Malko

Shijak – Rezart Tusha.

Të fundit