Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e qershorit, në garë krah Ramës dhe kryetari i Akademisë së Shkencave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka  miratuar pasditen e së enjtes fletën e votimit me renditjen përfundimtare të partive politike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Por, kandidat në garë në Aleancën për Shqipërinë Europiane, është dhe Partia SocialDemokrate e Shqipërisë me në krye Skënder Gjinushi.

Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave ditë më parë, i cili ishte i vetëm në garë. Ai tha se u dorëhoq nga drejtimi i partisë kur nisi garën për Akademinë, por siç duket KQZ-ja vazhdon ta njohë Gjinushin si kryetar partie.

Më poshtë Fleta e Votimit që do kenë para shqiptarët në Lokalet e 30 qershorit.

KQZ po ashtu ka miratuar sasinë e fletëve tëvotimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi.

Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet duke shtuar 2-përqindëshin mbi numrin e zgjedhësve, gjithsejështë 3.606.815 fletë votimi.

Të fundit