Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet i shtyu edhe ish-presidenti Moisiu/ Ç’deklaronte Bob Hend në 2006-ën: Kompromisi mes palëve, i paarritshëm
Prej dy ditësh ka nisur një debat edhe më i ashpër mes pozitës dhe opozitës, lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Dje, presidenti Ilir Meta doli me një vendim për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve dhe caktimin e një afati të ri.
Mazhoranca e cilëson ‘nul’ këtë vendim, por një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më parë, kur në krye të shtetit drejtonte ish-presidenti Alfred Moisu.
Në 2007 i dha zgjidhje krizës duke mbajtur mbyllur përfaqësuesit politikë në Presidencë për 48 orë dhe duke ua bërë të qartë se nuk do të dilnin prej aty pa gjetur zgjidhje. Një rol patën edhe ndërkombëtarët.
Bob Hand, Këshilltar i Komisionit amerikan të Helsinkit në Uashington, deklaronte në një intervistë për Ilir Konomin në VOA se midis dy partive politike kryesore në Shqipëri ka aq shumë mosbesim saqë të dyja ato i kanë ngurtësuar së tepërmi pozitat duke e bërë kompromisin të paarritshëm.
Bob Hand, Këshilltar i Komisionit amerikan të Helsinkit në Uashington, thotë se midis dy partive politike kryesore në Shqipëri ka aq shumë mosbesim saqë të dyja ato i kanë ngurtësuar së tepërmi pozitat duke e bërë kompromisin të paarritshëm. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Hand tha se është i skandalizuar nga situata e krijuar.
Zëri i Amerikës:
Zoti Hand, qeveria e kryeministrit Sali Berisha insiston se zgjedhjet duhet të mbahen brenda periudhës kohore që përcakton kushtetuta dhe nuk mund të shtyhen. A mendoni se ka vend për kompromis?
Bob Hand:
Në politikë, kompromisi është pikërisht ajo duhet kërkuar prandaj mendoj se është jashtëzakonisht për të ardhur keq që Shqipëria përsëri gjendet përballë afatit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve deri më 20 janar. Në të njëjtën kohë, kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve në një kohë të tillë janë mjaft të këqija. Mendoj se duhet arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo është një nevojë absolute. Nuk ka kohë për të humbur që të shihet se cilat janë mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve brenda afatit të caktuar si dhe për të parë nëse ekziston ndonjë rrugë ligjore që do të lejonte caktimin e ndonjë date alternativë. Nuk do të dëshiroja të bëja ndonjë pohim kategorik nëse zgjedhjet duhen mbajtur deri më 20 janar apo më vonë, por sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë do të shtohen problemet rreth këtyre zgjedhjeve: ato ose do të vonohen ose do të jenë të këqija, por e mira do të ishte që të mos lejohet keqësimi i një situate të tillë.
Zëri i Amerikës:
Zoti Hand, opozita ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen pa disa standarde bazë siç janë përmirësimi i listave të zgjedhësve apo certifikatat e përshtatshme, prandaj ata refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Sa legjitime janë shqetësimet e tyre?
Bob Hand:
Mendoj se përmirësimi i listave të votuesve është një shqetësim i ligjshëm dhe kjo është diçka për të cilën është punuar prej një kohe të gjatë. Për fat të keq, ka patur një mungesë të plotë marrëveshjeje se si duhet vepruar për të hartuar si duhet listat e votuesve, gjë që është një detyrë e thjeshtë. Prandaj mendoj se ky është një shqetësim legjitim për të cilin opozita dhe qeveria duhet të kishin rënë dakord. Është me të vërtetë zhgënjyes fakti që ato nuk arrijnë të bien dakord për diçka kaq të thjeshtë si kjo. Përsa u përket disa akuzave të tjera, unë kam parë të tilla edhe më parë por nuk mund të them nëse janë apo jo të vërtetat sepse është e lehtë të bësh deklarata por ata duhet të paraqesin dokumente për të gjitha këto. Sidoqoftë mendoj se kemi të bëjmë me një mungesë besimi nga të dyja palët, gjë që është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe kundërproduktive për vendin.
Zëri i Amerikës:
Zoti Hand, a mund të mbahen zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës?
Bob Hand:
Nëse një proces zgjedhor bojkotohet, kjo do të ishte diçka jashtëzakonisht e rëndë, do të ishte një gabim serioz për opozitën ashtu siç do të ishte një gabim për partinë në pushtet kur ajo thotë se zgjedhjet nuk mund të ndalen, duke nënkuptuar se pavarësisht nga të metat e procesit zgjedhor, pavarësisht nëse ato do të riparohen apo jo, ajo deklaron se nuk do t’i ndryshojë planet por do të vazhdojë dhe do t’i fitojë zgjedhjet. Çështja është se, jo vetëm zgjedhjet, por krejt situata e përgjithshme politike në Shqipëri është aq e polarizuar dhe ka aq shumë mungesë besimi saqë të dyja palët i kanë ngurtësuar tashmë së tepërmi pozitat dhe kjo do ta bëjë tepër të vështirë arritjen qoftë edhe të një kompromisi praktik për këto zgjedhje. Fjala që do të përdorja në këtë rast është se jam i skandalizuar nga situata e krijuar. Zgjedhjet në Shqipëri unë i kam vëzhguar që nga viti 1991 duke inkurajuar vazhdimisht arritjen e progresit në vend. Ne kemi parë përparim të madh në Shqipëri, sidomos në 6 vitet e fundit në aspektin e zgjedhjeve si dhe në aspekte të tjera të zhvillimit por tani e gjithë kjo po vihet në rrezik. Pasojat e kësaj janë shumë të mëdha, së pari për integrimin e vendit në Evropë. Shqipëria kaloi një pengesë në vitin 2005 me zgjedhjet e zhvilluara në atë kohë por kjo nuk do të thotë që ata duhet të kthehen përsëri tek loja e vjetër. Përkundrazi ata duhet ta ruajnë momentin e fituar. Desha të them edhe diçka. Këto janë zgjedhje lokale, të cilat kanë të bëjnë me çështje të nivelit vendor, pra që nuk mund të kthehen në burim të një krize me përmasa kombëtare. Për këtë arsye unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i skandalizuar me mënyrën se ku ka arritur gjendja politike e vendit.
Zëri i Amerikës:
Zoti Hand, duket se OSBE-ja nuk dëshiron të ndërhyjë për të luajtur rolin e arbitrit në këtë krizë të fundit. Mendoni se ajo duhet ta luajë një rol të tillë?
Bob Hand:
OSBE-ja ka luajtur një farë roli dhe do të luajë rol – çështja është nëse ata do të ndërhyjnë dhe do të arbitrojnë këtë mosmarrëveshje. Mendoj se askush në komunitetin ndërkombëtar nuk ka ndonjë detyrim të ndërhyjë për ta bërë këtë. Kjo është bërë shumë herë në të kaluarën. Nëse nuk gaboj, diplomatët e huaj ndihmuan në arritjen e marrëveshjes së gushtit për çështjen e zgjedhjeve. Por nëse udhëheqja politike e të dy krahëve në Shqipëri nuk mund të arrijë marrëveshje pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, atëherë kemi të bëjmë me diçka serioze. Prandaj, nëse komuniteti ndërkombëtar vendos t’i lejojë udhëheqësit e të dy krahëve të përballen me pasojat e pamundësisë së tyre për të gjetur kompromis, unë nuk do ta vija në pikëpyetje një vendim të tillë.
Zëri i Amerikës:
Zoti Hand, çfarë duhet të bëjë në thelb Shqipëria për t’i kapërcyer këto probleme?
Bob Hand:
Është shumë e vështirë të thuash se çfarë kërkohet për ta kapërcyer një problem të tillë. Ky problem është mjaft i rrënjosur dhe nuk duket që në ndonjërin krah të ketë një zë të arsyes. Por në fund të fundit mendoj se duhet të jetë populli i Shqipërisë ai që duhet të thotë fjalën e tij, t’u thotë politikanëve se është i lodhur me këto gjëra, se ai kërkon një politikë të ndryshme në vendin e tij, të ndryshme nga ajo që po shohim sot. Nëse unë jam i skandalizuar nga ajo që dëgjoj është e lehtë të përfytyrohet se si duhet të ndihen njerëzit në Shqipëri nga ajo që lexojnë dhe dëgjojnë çdo ditë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38