Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhjet jo më në qershor’, pranohet një nga propozimet e opozitën për Reformën Zgjedhore

‘Zgjedhjet jo më në qershor’, pranohet një nga

Zgjedhjet nuk do të zhvillohen më në periudhën e sezonit të verës. Ky është propozimi i pranuar sot në tryezën e reformës zgjedhore, si një nga propozimet e opozitës.

Në propozimin e PD-LSI thuhet se “Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj.

Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor”.

Me këtë propozim, edhe presidenti nuk do të jetë më i kufizuar që të  caktojë datën e zgjedhjeve në një nga dy të dielat e fundit të periudhës së paracaktuar.

Lexo edhe: Nga financimi i partive te periudha zgjedhore, zbardhen tri propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore

Të fundit