Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Kryemadhi: Kosova dha një shembull të kulturës demokratike

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, ku fitues doli kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

“Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik”, shkruan Kryemadhi në një postim në facebook.

Ndër të tjera, Kryemadhi tha se Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe shprehet e paduruar për të parë krijimin e qeverisë së Kosovës, dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje.

Të fundit