Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale 2019, Partia Socialiste nuk do të ndërtojë koalicion me partitë e tjera

Zgjedhjet lokale 2019, Partia Socialiste nuk do të ndërtojë

Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 Partia Socialiste do të ketë aleancë vetëm me qytetarët e zakonshëm të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, duke folur sot në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie, theksoi se, “sot jemi 250 ditë larg zgjedhjeve vendore të 2019 dhe fillojmë sezonin politik me anë të kësaj Asambleje Kombëtare. Duam të garojmë si kandidatë fitues në të gjitha prej 61 bashkive të vendit. Në zgjedhjet vendore 2019 ne do të kemi një aleat, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi dhe përballë do të kemi një aleancë politikanësh që Shqipërinë e duan për interesat e tyre”.

“Duke qenë të përgjegjshëm, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën për reforma të mëdha që të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe që bëjnë shtet. Por nëse opozita do të vijojë me politikën e baltës, atëherë ne do të fokusohemi tek problemet reale të njerëzve dhe jo tek shterpësia politike e kësaj opozite kuturu. Progam jo, ekip jo e jo dhe lidership as që bëhet fjalë. Përballë shpifjeve përgjigja jonë do të jetë puna. Të gjithë e dimë që njerëzit nuk kanë interes për këtë politikë shpifjesh”, tha Balla.

Të fundit