Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale, Basha: Nuk kemi menduar ende për asnjë kandidat

Zgjedhjet lokale, Basha: Nuk kemi menduar ende për asnjë kandidat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një intervistës në ‘Opinion’ u shpreh se nuk e ka nisur ende procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Basha bëri të ditur se “PD nuk ka menduar ende për asnjë kandidat dhe ende s’i ka hyrë këtij procesi. Edhe me LSI-në nuk kemi biseduar ende. Ne mendojmë se para zgjedhjeve lokale do parashtrojmë kërkesat tona, kërkesa apo kushte totale. Jemi duke punuar për të arritur zgjedhje të ndershme për qytetarët. Nuk jemi në tratativa, pasi kemi komisionin e reformës zgjedhore për të cilën bisedohet dhe ku po zvarritet tejmase”, – tha Basha.

Të fundit