Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale/ Kandidatet rivale në Durrës e nisin fushatën me një shtrëngim duarsh

Zgjedhjet lokale/ Kandidatet rivale në Durrës e nisin fushatën me

Dy kandidatet rivale për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako (Partia Socialiste) dhe Valbona Sakollari (Bindja Demokratike), kanë nisur fushatën e tyre elektorale të 30 qershorit me një shtërngim duarsh. Takimi ka ndodhur ditën e Fiter Bajramit, në ambientet e xhamisë.

Ndërsa Sakollari dhe stafi i saj po dilnin nga takimi në Myftininë e Durrësit janë shkëmbyer me Sakon dhe deputetët e qarkut të Durrësit që e shoqëronin kandidaten e PS-së.

Eshtë hera e parë që dy kandidate femra garojnë për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet që pritet të mbahen në 30 qershor.

Opozita nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa largimin Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore. Kryeministri konsiderohet si rrezik potencial për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit