Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale/ Kandidati që pritet të garojë nga PS për bashkinë e Shkodrës

Zgjedhjet lokale/ Kandidati që pritet të garojë nga PS për

Partia Socialiste është duke zyrtarizuar kandidatët për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edhe pse opozita deklaron se nuk ka ende një vendim përfundimtar nëse do të marrë ose jo pjesë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, socialistët thonë se procesi është i pandalshëm.

Politiko.al mëson se për bashkinë e Shkodrës pritet që kandidat i PS-së të konfirmohet Valdrin Pjetri, aktualisht prefekt i Shkodrës. Pjetri është kandidati më i favorizuar nga strukturat e socialistëve, gjithsesi, surprizat nuk përjashtohen deri në konfirmimin zyrtar.

Prej majit të vitit 2018-të, Valdrin Pjetri ishte drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave, ndërsa në fund të muajit mars të 2019-ës, me bashkimin e kësaj drejtorie me ALUIZNI-n, ai u emërua prefekt i Shkodrës.

Sa i përket qarkut të Shkodrës, deputeti Ditmir Bushati ka konfirmuar deri më tani Fran Tucin në Fushë Arrëz dhe Gjon Gjonajn në Pukë.

Të fundit