Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale nisin me shkelje, Bindja Demokratike regjistrohet nga socialistët në KQZ në kundërshtim me ligjin

Zgjedhjet lokale nisin me shkelje, Bindja Demokratike regjistrohet nga

Zgjedhjet lokale të vitit 2019-të kanë nisur me shkelje. Është partia më e re, Bindja Demokratike, që drejtohet nga Astrit Patozi, që po nxjerr në pah problemet me zgjedhjet e parashikuara për në 30 qershor.

Kjo parti është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por, sipas kryetarit Klement Zguri, procedura është në kundërshtim me ligjin. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës së Tiranës për krijimin e Bindjes Demokratike nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërkohë që data 21 prill ishte data e fundit për partitë të dorëzonin dokumentacionin për regjistrimin në zgjedhje.

“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë. Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur për të kryer vendime politike. Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej. Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore. Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, është shprehur Klement Zguri, kreu i KQZ-së.

Kanë qenë anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ ata që kanë votuar për regjistrimin e BD-së në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, ditën e djeshme u bënë publike të paktën pesë raste që tregojnë për falsifikimin e firmave të qytetarëve për regjistrimin e BD në gjykatë. Katër prej tyre kanë dorëzuar padi në gjykatë, pasi pretendojnë se firma e tyre është falsifikuar.

Ndërkohë, opozita ka vendosur të mos regjistrohet në zgjedhje deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i Qeverisë, për t’i hapur rrugën krijimit të një Qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit