Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale organizohen pa opozitën? Pjerin Ndreu sqaron qëndrimin e Partisë Socialiste

Zgjedhjet lokale organizohen pa opozitën? Pjerin Ndreu sqaron

Vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet e deputeteve nënkupton edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Megjithatë, deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu u shpreh se mazhoranca nuk është e shqetësuar me këtë fakt. Në emisionin ‘Open’, Ndreu sqaroi se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën.

“Ne jemi parti politike, nuk varemi nga opozita. Është e drejta e opozitës të vijë ose jo në Parlament. Në demokraci ka mazhorancë dhe opozitë. Opozita ka vendosur të mos e luajë rolin e vet, ndërsa ne do vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Ndreu.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie transitore, me mandat 6 mujorë, tw gatshme për të organizuar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme dhe lokale së bashku.

Të fundit