Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale/ PS shmang kandidaten e Koço Kokëdhimës në Sarandë, ish-futbollisti pranë zyrtarizimit

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zyrtarizimi i kandidateve për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Partia Socialiste pritet të mos rikandidojë për një mandat të dytë Florjana Kokën per Bashkine e Sarandes, që njihet si e besuara e Koço Kokëdhimës, me nje te kaluar si gazetare ne gazeten Shekulli.

Si pasuesi i saj shihet drejtuesi i degës së PS në këtë qytet, Ardian Kola, ish-mesfushori i klubit të futbollit, Butrinti deri në sezonin 2015/16. Mediat lokale shkruajnë se në bazë të disa sondazheve të kryera, 34-vjeçari rezulton si më i pëlqyeri nga qytetarët.

Në skenë doli edhe Ardian Gurma, por kandidimi i tij është tërhequr për shkak të një procesi penal të hapur ndaj tij nga ISKSH në Prokurorinë e Tiranës, gjë që mund të përdorej nga kandidatët rivalë në fushatën elektorale.

 

Të fundit