Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale, regjistrohen dy ish-aleatë të Partisë Demokratike

Zgjedhjet lokale, regjistrohen dy ish-aleatë të Partisë

Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale, partitë e vogla kanë nisur të regjistrohen në KQZ. Sot ishte radha e dy aleatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare: Bashkimi Demokrat Shqiptar me në krye z. Ylber Valteri, si dhe Partisa Ora e Shqipërisë, e kryetarit Zef Shtjefni.

Te dy figurojnë në listat shumë-emërore të selise blu, i cili pas marrëveshjes së 17 majit, e cila ndaloi koalicionet për zgjedhjet e qershorit 2017, përfshiu në listat e tij krerët e partive aleate.

Opozita e bashkuar ende nuk ka marrë një vendim nëse do të hyjë në zgjedhje lokale, por eksponentë të Partisë Demokratike dhe LSI kanë lënë të kuptohet se mund t’i bojkotojnë ato.

Të fundit