Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale, Taulant Balla: Dako dhe Sejdini kanë të drejtë të rikandidojnë

Zgjedhjet lokale, Taulant Balla: Dako dhe Sejdini kanë të drejtë

5 kryebashkiakë të Partisë Socialiste, 2 të Partisë Demokratike dhe një i pavarur që tashmë janë duke përfunduar mandatin e tretë në detyrë, sipas Partisë Socialiste ligjërisht mund të rikandidojnë, edhe pse në vitin 2014 u miratua një ligj që ndalon më shumë se 3 mandate.

Numri dy i kësaj partie, Taulant Balla ju përgjigj pyetjes së Report TV për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, duke iu a lënë derën e hapur.

“Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe jutë gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve. Ky është vlerësimi im juridik, pjesa tjetër është vlerësim politik që unë ju thash që mos hyni në emra, sepse nuk është momenti për të hyrë në emra. Të gjithë kanë të drejtë të garojnë, por do të jetë PS dhe strukturat e saj ajo që do vlerësojë se kush do tëketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019”, tha Balla.

Në përfundim të ‘fushatës së llogaridhënies’, në ditët e para të korrikut, PS do të mbledhë asamblenë për të rivlerësuar kryebashkiakët dhe këshilltarët e saj, ndërsa në shtator, do të bëhet bilanci i qeverisë, nëse do të nevojiten apo ndryshime në kabinetin “Rama II”.

Vangjush Dako dhe Qazim Sjedini të përjetshëm. Flet Rama: Nuk ka ligj që i ndalon!

Të fundit