Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale të 2019-s, Edi Rama i prerë me kryebashkiakët: Ky është kushti themelor nëse doni të rikandidoni

Zgjedhjet lokale të 2019-s, Edi Rama i prerë me kryebashkiakët:

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të tepërt marrjen përsipër të një reforme të rëndësishme, siç është ajo ujit, pas kritikave të shumta që i shkatoi reforma e energjisë. Për këtë arsye, Rama e ka kaluar barrën te kryetarët e bashkive.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e PS, Rama u tregua i prerë kur u vendosi kryebashkiakëve socialistë suksesin në reformën e ujit si kushtin themelor për të siguruar një tjetër mandat në krye të qyteteve që drejtojnë.

“Një nga kriteret themelore për të mbështetur kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë suksesi në reformën e ujit. Loja me dy porta ku nga njëra anë qeveria lufton për reformën e ujit dhe nga ana tjetër bashkia i shkel syrin disave duke thënë ‘s’ka gjë le ta vjedhin ujin’, nuk mund ta vazhdojë më. Suksesi me reformën e ujit do të jetë kriteri bazë për ata që aspirojnë një tjetër mandat”, u shpreh Rama.

Kritikat ndaj kryebashkiakëve nuk përfunduan me kaq, pasi Rama i akuzoi ata për emërime të padrejta të edukatoreve në kopshte dhe mësueseve në shkolla, duke dëmtuar në radhë të parë nxënësit.

Hapja e negociatave, Rama thirrje opozitës: Triumfin do e ndajmë bashkë

Të fundit