Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale, tërhiqet nga gara kandidati i AK: Ky proces mban era vandalizëm, era gjak

Zgjedhjet lokale, tërhiqet nga gara kandidati i AK: Ky proces mban era

Nënkryetari i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka është tërhequr nga gara për kryetar bashkie në Lushnjë. Në një reagim në rrjetet sociale, Leka sqaron arsyet pse mori këtë vendim.

Reagimi:

Pse u tërhoqa nga gara për Kryetar Bashkie?

Situata në të cilën po shkon vendi dhe dëshira e madhe e dy forcave politike me embrion të përbashkët për ta futur vendin në përplasje fizike me detyron të marr një qëndrim:

Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.

Shqipëria ime dhe populli im kurrë nuk e meritojnë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Për 28 vite kjo klasë politike nuk pati vullnetin e mirë për ta zhvilluar këtë vend të bukur .

Për 28 vite kjo klasë politike e vodhi e tjetërsoi pronën e shpopulloi vendin vetëm e vetëm për të përvetësuar pronat e shqiptarëve të ndershëm.

Kjo klasë politike është vazhdimësia e grupit kriminal e zbritur nga malet në fund vitin 1944 me ndihmën e shovinizmit serb e cila sekuestroi pronat pasuritë e shqiptarëve demek do të krijonte një reformë agrare por që shumë shpejt i tregoi dhëmbët me kolektivizimi, kolektivizim të cilin e shfrytëzoi mbas 1992 duke i përvetësuar pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Sa më sipër vendos të tërhiqem nga këto zgjedhje të mbuluar me hije dyshimi ku për qëllim kanë çuarjen e vendit në gjakderdhjes.

ALEANCA KUQ E ZI U RREGJISTRUA NË KËTO ZGJEDHJE ME SHPRESËN SE DO TË KISHTE VULLNET QË KY SISTEM DO TË SHKULEJ .

KURRË NUK MUND TË JEMI MËKATARË NË KËTË PROCES TË MIRKURDISUR PËR SITUATA TË HIDHURA.

VENDI DUHET TË SHKOJË ME ÇDO KUSHT DREJTË QEVERISË STABILITETIT KOMBËTAR.

I BËJ THIRRJE KRYEMINISTRIT TË TREGOJË NJË MOMENT TË VETËM BOTËN E TIJ INTELEKTUALE DHE NJËRZORE.

TË JAPË DORËHEQEN DHE TI JAPË SHPRESË NDRYSHIMIT.!!

Të fundit