Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet më 25 prill, PD fillon numërimin mbrapsht: 231 ditë nga fundi! Tik-tak, tik-tak

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot datën 25 prill të vitit 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Në kampin e Partisë Demokratike duket se ka filluar numërimi mbrapsht, pasi shprehen të bindur se do të vijnë në pushtet pas dy mandatesh qëndrimi në opozitë, duke rrëzuar Edi Ramën.

"231 dite nga fundi! Tik-tak, tik-tak", shkruan ish-deputeti demokrat Alibeaj, duke rikujtuar shprehjen e përdorur nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë protestave para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Duket se ky vendim është pritur me entuziazëm nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se PD-ja ka dy vite jashtë Kuvendit pas diegjes së mandateve dhe ndoshta mezi po e presin rikthimin në institucionin më të rëndësishëm në vend.

Të fundit