Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Nard Ndoka krahason Ramën me Tsipras: Shikoni ç'ndodh kur të errëson sytë pushteti

Zgjedhjet/ Nard Ndoka krahason Ramën me Tsipras: Shikoni

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, ku si rezultat Tsipras humbi përballë rivalit të tij, Kyriakos Mitsotakis.

Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Ndoka bën një krahasim mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama në situatë zgjedhjesh, si dhe homologut të tij grek, tashmë i humbur, Alexis Tsipras.

Sipas Ndokës, kur Tsipras humbi pushtetin, uron fituesin ende pa u shpallur zyrtarisht rezultati, ndërsa Rama manipuloi zgjedhjet lokale, përjashtoi opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme.

“Tsipras sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake!

Tsipras e nxori vendin nga kriza, ndërsa Rama e zhyti vendin në krizë e borxhe.

Tsipras humbi zgjedhjet lokale, e çoi vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme. I humbet edhe ato. Dorëzon pushtetin dhe uron fituesin akoma pa u shpallur zyrtarisht rezultati.

Rama manipuloi zgjedhjet lokale, përjashtoi opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet. I ka shpallur luftë liderit të Opozitës dhe Presidentit të Republikës.

Kur nuk funksionon sistemi, kur nuk funksionon logjika politike, kur humbet ndjeshmëria politike e njerëzore, kur të errëson sytë pushteti, çfarë ndodh?”, shkruan Ndoka.

Të fundit