Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në 18 prill? Zëdhënësja e Berishës ironizon opozitën: Rama 5 muaj kohë për të bërë blerje deputetësh të rinj

Zgjedhjet në 18 prill? Zëdhënësja e Berishës ironizon

Teksa presidenti Ilir Meta priti në Presidencë krerët e partive politike për të vendosur datën e zgjedhjeve elektorale, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli, ka ironizuar propozimin e opozitës për datën 18 prill.

Sipas saj, zhvillimi i zgjedhjeve para shtatorit, kur dihet që qeveria me Kushtetutë qëndron deri në shtator, është kohë e fituar për Ramën i cili sipas saj do ketë kështu mundësi të blejë deputetë të rinj.

“Një gjë se kuptoj. Për ça arsye duhet nxituar me datën zgjedhjeve, kur dihet se qeveria është në detyrë, me Kushtetute, deri në shtator. Pse duhet me i lënë Ramës pesë muaj kohë për të bërë blerje deputetësh të rinj (mbase dhe duke kthyer në favor të PS rezultatin e zgjedhjeve) por dhe pesë muaj kohë për të kaluar vendime e ligje duke qenë se ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin.

Nejse, këta duhet ta dinë më mirë

ps: Unë nuk zë mend, prap vazhdoj mendoj si njeri normal”, ka shkruar Mehilli në Facebook.

Kujtojmë se në takimin në Presidencë me Metën, kryeminisri Rama ra dakord me çfarëdolloj date përveç 2 majit për shkak të Pashkëve. Ndërkohë, Opozita e bashkuar ka propozuar datën 18 prill, ndëkohë që pritet edhe mendimi i Rudina Hajdarit, e cila pritet të zhvillojë takimin me presidentin në orën 17:30.

Të fundit