Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Bavari; A do i nxjerrë Merkel jashtë koalicionit qeverisës socialdemokratët?
Humbja e CSU-së në zgjedhjet parlamentare në Bavari ishte pak a shumë si pritej: humbje e thellë historike. Historike sepse vetëm një herë tjetër, kur Gjermania sapo kish dalë nga lufta, në 1950 kishte marrë CSU thuajse kaq pak vota. Atëherë ajo mori 27,6 përqind, në 2018 37,3 përqind. Përndryshe, për rreth 60 vjet rresht CSU-ja e ka drejtuar (me një përjashtim) e vetme Bavarinë me 12.44 milionë banorë. Një rast i rrallë.
CSU-ja bavareze pati këtë herë një rënie prej 10.5 përqind, krahasuar me pesë vjet më parë. Por thuajse askush nuk po merret me këtë humbje. Nga njëra anë pasi CSU mbeti megjithatë forcë kryesore politike në Bavari, ndonëse tani i duhen partnerë për qeverisje. Edhe vetë kjo parti për momentin duket pak e interesuar për analizimin e gjendjes. Kryetari i Grupit të CSU-së në Bundestag, Alexander Dobrindt foli të enjten në medie për nevojën e krijimit të një qeverie stabile. Pra duket se CSU ka kaluar në pikën tjetër.
Disi i papritur, por me rëndësi për stabilitetin e qeverisjes është debati tjetër që ka nisur: ai për fatin e socialdemokratëve në qeverinë qendrore në Berlin. Ky diskutim ka marrë vrull nga humbja e thellë në Bavari e socialdemokratëve. Edhe ata patën humbje historike të dielën: morën 9,5 përqind, gjysmën e rezultatit të pesë viteve më parë. Kaq poshtë edhe socialdemokratët kanë qenë në Bavari vetëm një herë, menjëherë pas luftës: më 1946.
Gjermania ka ndryshuar
Që edhe një parti e djathtë, edhe një e majtë bien në mbështetje aq sa në fillimet e tyre, tregon nga njëra anë sa e ndryshme është aktualisht politika në Gjermani, krahasuar me kohën e pak viteve të shkuara. Sidomos që pas vitit 2015, me ardhjen e gati 1 milion refugjatëve në Gjermani, vendi nuk është më si më parë. Ka ndryshuar mbështetja ndaj partive, kjo është e qartë. Koalicionet e vazhdueshme mes partive më të mëdha në qeverinë qendrore, veç stabilitetit, po sjellin shpërthime padurimi, te të lodhurit nga kompromiset. Shtresa e mesme proteston herë duke ia dhënë votën ultra të djathtëve të AfD-së, herë duke i ndëshkuar me mosinteres partitë e vjetra. Për të nuk është e mjaftueshme gjendja e mirë ekonomike e vendit, papunësia e ulët në vend. Shoqëria gjermane është polarizuar edhe më thellë. Por jo vetëm kaq.
Me forcë po përplaset në vëmendjen publike fakti që sa e ndryshme ka mbetur deri më sot, edhe psikologjikisht dhe në mentalitet, Gjermania Lindore nga pjesa tjetër e Gjermanisë. Këtë e kujtojmë kur në landet lindore shpërthejnë ekcese e protesta kundër "atyre lart", kundër qeverisë qendrore. Apo kundër atyre që duken si të huaj, si së fundi në Chemniz.
Në këtë kuadër është vështirë për një parti të vetme, qoftë ajo edhe CSU-ja bavareze që të përfaqësojë dhe të marrë si më parë gjithçka.
Një revolucion i djathtë?
Gjermania ndodhet para një revolucioni të djathtë, shkruanin në një nga numrat e fundit analistët e revistës së njohur "Der Spiegel". Ka zhvendosje të elektoratit djathtas, pa dyshim. Kryetari i Grupit të CSU-së në Bundestag, Dobrindt ngjalli së fundi debate në një studio televizive, kur tha se 65 përqind e bavarezëve votuan në zgjedhjet parlamentare për bllokun konservator. Kjo shifër arrihet vetëm po të llogaritet në partitë e qendrës së djathtë edhe AfD-ja, gjë të cilën Dobrindt më pas e mohoi.
Megjithatë: fituesja e vërtetë e zgjedhjeve në Bavari nuk është AfD-ja. Ajo arriti vërtet rezultat të mirë në zgjedhje, prej 10,2 përqind, i cili e kualifikon që me kandidimin e parë për në parlamentin bavarez. Por fituesit e vërtetë në Bavari janë të Gjelbrit, dhe kjo po interpretohet si sensacion.
Sensacioni i të Gjelbërve
Të Gjelbrit dolën forca e dytë politike në Bavari, me 17,8 përqind. E dyfishuan rezultatin e mëparshëm. Pikërisht të Gjelbërve u vajtën në Bavari shumë vota që humbën socialdemokratët. Ata u morën vota të gjitha partive, por kryesisht socialdemokratëve. Nga spektri i majtë, tipat urbanë, si të thuash qytetarë të botës, votojnë sot jo si më parë, për socialdemokratët, por kryesisht për të Gjelbrit.
Për socialdemokratët në Gjermani voton ende spektri klasik majtist. Ndërsa apeli i tyre ndaj shtresës së mesme përfundon pa jehonë.
Nga ana tjetër: fitorja e ekologjistëve po komentohet si sensacion, më tepër për shkak të temave që mbrojtën të Gjelbrit në Bavari: thellimin e integrimit evropian, në vend të motos "Bavaria e para" si CSU-ja. Ruajtja e mjedisit dhe ndryshimi i klimës. Ndryshimin e klimës, në fushatë, të Gjelbrit e paraqitën si temë më të rëndësishme se politika ndaj refugjatëve dhe azili. Kjo në një kohë kur prania e temës së refugjatëve dhe e azilit pa pushim në media, të sugjeronte se ishte ai problemi kryesor, si për gjermanët, ashtu edhe për bavarezët. Por nuk rezultoi kështu.
Dilema e gjatë socialdemokrate për qeverisjen në Berlin
Socialdemokratët deklaruan pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani në vjeshtë 2017 se duan të rrinë në opozitë. Por kur dështuan negociatatat e CDU/CSU-së me liberalët dhe të Gjelbrit për formimin e qeverisë së paszgjedhjeve, socialdemokratëve u bënë presion që të rihyjnë në qeverinë qendrore. Kërkesa erdhi si nga presidenti i vendit, ashtu edhe nga vetë deputetët socialdemokratë. Me këtë synohej të pengohej forcimi i mëtejshëm i AfD-së.
Sot socialdemokratët janë pjesë e koalicionit qeveritar në Berlin. Kjo kur është fakt se qeveria qendrore po e drejton vendin e shoqëruar nga fërkime, kryesisht të CDU me CSU-në. Megjithatë çmimin për pakënaqësinë e popullit, për debatet e pushtetit, e paguajnë sot edhe socialdemokratët. Si anëtarë të qeverisë qendrore, ata jo vetëm që nuk po konsolidohen në vota si parti, por po rrëshkasin edhe më poshtë. Kështu që pas rezultatit në Bavari, kryetarja e socialdemokratëve, Andrea Nahles tha se ditët e ardhshme do të vendosin për qëndrimin përfundimtar të kësaj partie në federatë. Kjo sugjeron se socialdemokratët mund të presin rezultatin e tyre në zgjedhjet e landit të Hessenit, në fund të muajit, për të vendosur a do të jenë më pjesë e qeverisë qendrore.
Në të njëjtën kohë, me zgjedhjen e dy drejtuesve të rinj dinamikë të partisë, është fakt se mbështetja për Aleancën 90/Të Gjelbrit është rritur kudo në landet e Gjermanisë. Sidomos në qytetet e mëdha gjermane. Kështu që në situatën aktuale, ka analistë që i shohin të Gjelbrit në vend të socialdemokratëve në koalicionin qeveritar në Berlin. Po të largohen prej tij socialdemokratët. Po le të presim. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38