Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në BE/ Partia sllovene lobon me sloganin: Këtu nuk jemi në Shqipëri

Një parti sllovene ultra-nacionaliste me emrin Liga Nacionale, ka nisur fushatën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ku pozicionohet kundër shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

“Këtu është Slloveni e jo Shqipëri”, është slogani i tyre që shfaqet në bilbordera në disa qytete. Liga Nacionale kundërshton idenë që të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të gjejnë mundësi punësimi e strehimi në Slloveni, kur këto dy vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

“Ne nuk duam të bëhemi të huaj në vendin tonë. Këtu është Slloveni dhe jo Shqipëri, siç edhe të jepet përshtypja kur kalon nëpër qytetet e Kranjes dhe Velenjes”, shkruan në një nga deklaratat e kësaj partie në faqen zyrtare në Facebook.

Liga Nacionale është edhe kundër emigrantëve nga vende të tjera, sidomos nga vendet arabe, që mund të kenë gjetur leje qëndrimi në Slloveni. Sipas tyre, vendet e pasura arabe kanë më shumë mundësi financiare se sa Sllovenia dhe Europa, që të strehojnë emigrantë nga zonat e konflikteve, si: Siri, Irak, Libi apo Liban.

Të fundit