Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Dibër, Premçi: 500 vota në këmbim të kultivimit të 5 mijë rrënjëve kanabis

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta 'Bild' për zgjedhjet në Dibër në 2016-ën. Në studion e ‘Fax News’, Premçi tregon se do të dalin përgjime të tjera, ku flitet se ata që sigurojnë 500 vota do u lejohet kultivimi i 5 mijë rrënjëve kanabis sativa.

Opozita nuk bie pre e komunikimeve të dyjëzuara. Sot është moment historik  por dhe i duhur që të paktën tani të mos zbatojnë urdhrat e Sandër Lleshit.  E fitoj një gjyq Rama me Becchettin tani do e fitoj dhe me me Bild ka për ta fituar gjqin. Në përgjime dua tju them se ka shumë njerëz të implikuar. Ato nuk filluan për votat por për kultivimin e lëndëve narkotike. Në Maqellarë të Dibrës është bërë kërdia, por jo vetëm. Do e dëgjoni në përgjime se po të siguroj 500 vota kishte të drejte të mbillje 5000 rrënjë të bimëvë narkotike. Kjo skemë ka nisur që në mars të 2016. Është shumë e turpshme që PS e vazhdon punën vetëm me sulme ndaj opozits apo dhe kandidatëve të saj”, deklaron Premçi.

 

Të fundit