Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Francë, Macron sulmohet nga hakerat, publikohen email-et me informacione sekrete

Zgjedhjet në Francë, Macron sulmohet nga hakerat, publikohen email-et

Kandidati për president i Francës, Emmanuel Macron, është shënjestruar nga një sulm “masiv dhe i koordinuar” hakerimi vetëm disa orë përpara se votuesit të shkojnë drejt kutive të votimit.

Dhjetëra mijëra e­mail të brendshme dhe dokumente të tjera të lidhura me fushatën e kandidatit për në Elize, u publikuan në internet gjatë ditës së premte, pasi afati i mesnatës për të ndaluar fushatën kaloi.

Shtabi zgjedhor i kandidatit reformist e proeuropian, Emmanuel Macron ka bërë të ditur më parë vjedhjen e mijëra dokumenteve që janë vendosur në internet me të dhëna të ndjeshme. Me këtë synohet përhapja e informacioneve të gabuara për kandidatin Macron.

 Sipas shtabit zgjedhor bëhet fjalë për një “incident serioz”, që nuk mund të tolerohet, sepse me këtë dëmtohet demokracia. Dokumentet duket se ka javë që janë vjedhur e që qarkullojnë në internet. Enti i Kontrollit të Fushatës Zgjedhore në Francë, (CNCCEP) ka paralajmëruar mediat nga publikimi i dokumenteve, duke theksuar se përhapja e dezinformatave ndiqet penalisht

Të fundit