Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në FSHF, Fino ngre zërin: Shoqatat fantazëm të mos guxojnë të afrohen në Durrës

Kandidati për President të FSHF-së Bashkim Fino ka folur rreth 12 shoqatave të cilat nuk janë të rregjistruara në Gjykatë. Fino u shpreh se këto Shoqata të mos afrohen më datë 7 shkurt për të votuar.

“Shoqatat nuk kanë një numër llogarie, ose një mandat arkëtimi për aktivitetin që kanë kryer. Ata thanë se shoqatave i kemi dhënë topa dhe bluze, por ato me çfarë janë bërë? Më vjen keq që kjo situatë ka shkuar kështu. Po ju drejtohem shoqatave fantazmë, që të mos guxojnë të afrohen në Durrës ku kryhen zgjedhjet e FSHF-së. Nëpërmjet Flamurtarit, në i kemi kërkuar Federatës që këto shoqata të kthehen mbrapsht. Gjithashtu i kemi kërkuar gjithë dokumentacion e këtyre shoqatave dhe presim që Prokuroria të reagojë në lidhje falsifikimin që është bërë me to”, u shpreh Fino në ‘Report TV’.

 

 

Të fundit