Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në FSHF, zv/Presidenti i UEFA-s viziton Tiranën

Në kohën kur fushata zgjedhore për kreun e FSHF-së ka hyrë në javën e fundit vëmendja e ndërkombëtarëve ka ardhur duke u rritur. Në datën 1 shkurt në Tiranë do të mbërrijë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit.

Në vizitën e tij në Shqipëri, Surkis do të takohet edhe me Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.

Nuk dihet ende arsyet e kësaj vizite por dy kandidatët në garë për kreun e FSHF-së kanë deklaruar në media se kanë kërkuar ndihmën e UEFA-s për të vëzhguar procesin zgjedhor në 7 shkurt.

Të fundit