Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Izrael, të shpjeguara- kush fitoi, kush humbi dhe çfarë do të bëjë Netanjahu?
Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka fituar 36 nga 120 vendet në parlamentin e Izraelit, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të së martës, duke e vënë atë në pole position në negociatat për të formuar një koalicion të krahut të djathtë.
Netanjahu po shkon drejt një mandati të pestë, rekord, në detyrë me besimin se do jetë në gjendje të krijojë një bllok partish të djathta-religjioze.
Do të ishte një shumicë e ngushtë kundër një opozite që ka të ngjarë të udhëhiqet nga partia e qendrës së majtë, Blu' e Bardh', e cila fitoi 35 vende. Asnjë parti e vetme nuk ka fituar ndonjëherë një shumicë të drejtpërdrejtë në Knesset.
Këtu është një udhëzues i shpejtë për partitë e ndryshme, të cilët kanë fituar apo kanë humbur dhe çfarë, me gjasë, mund të ndodhë më pas:
Çfarë koalicioni do të kërkojë Netanjahu?
Me shumë gjasa, një kopje të qeverisë së tij aktuale të krahut të djathtë. Në fjalimin e fitores, Netanyahu, 69 vjeç, tha se synon të formojë kabinetin e ri me partitë e djathta dhe fetare.
Cili është hapi i radhës?
Ndërtimi i koalicionit. Javën e ardhshme presidenti i Izraelit do të konsultohet me udhëheqësit e secilës parti rreth preferencës së tyre për kryeministër. Ai pastaj do të emërojë personin që beson se ka shansin më të mirë për të formuar qeverinë.
Netanjahu është zgjedhja e qartë, si udhëheqësi i partisë më të madhe. Nëse emërohet për të formuar një qeveri, ai do të ketë deri në 42 ditë për ta bërë këtë. Nëse ai dështon, presidenti do t'i kërkojë një tjetër politikani që të provojë.
Negociatat për koalicioniet në të kaluarën kanë zgjatur. Partitë më të vogla do të kërkojnë vende në kabinetin qeveritar dhe do të kenë kërkesat e tyre financiare dhe legjislative për të përmbushur premtimet e fushatës që u bëhen votuesve. Netanjahut do t'i duhet të balancojë këto kundër prioriteteve të partisë së vet.
Likud
Tridhjetë e gjashtë vende, (krahasuar me 30 para zgjedhjeve). Udhëheqësi: Benjamin Netanyahu.
Partia kryesore e krahut të djathtë në Izrael për dekada të tëra. Likud erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 1977 nën liderin e Irgun-it, më vonë fitues i Çmimit Nobel të Paqes, Menachem Begin.
Udhëheqësi i saj aktual, Netanyahu, personifikon pozicionet e ashpra të Likudit mbi sigurinë në çështje të tilla si konflikti izraelito-palestinez dhe politika e jashtme, me Iranin që aktualisht është fokusi kryesor.
Shumë anëtarë të parlamentit të partisë Likud kundërshtojnë krijimin e një shteti palestinez dhe, gjatë zgjedhjeve, Netanjahu tha se do të aneksonte vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor.
Rreth 400,000 kolonët hebrej jetojnë së bashku me 2.9 milionë palestinezë në territorin që Izraeli pushtoi në një luftë të vitit 1967 dhe që është mbajtur nën pushtimin ushtarak që nga ajo kohë, por asnjëherë nuk e ka aneksuar zyrtarisht.
Baza mbështetëse e Netanyahut u mblodh rreth tij, edhe pse ai përballet me dënime të mundshme në tre raste korrupsioni.
Unioni i Krahut të Djathtë
Pesë vende, (pa ndryshim). Udhëheqësi: Rafi Peretz.
Partia nacional-fetare e Izraelit është përfaqësuesi më i shquar politik i lëvizjes së kolonëve. Ajo e refuzon idenë e një shteti palestinez, duke nënvizuar lidhjet biblike dhe fetare të popullit hebre në vendin që palestinezët kërkojnë për një shtet.
Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të zbulojë planin e tij të shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme në muajt e ardhshëm. Nëse plani kërkon koncesione territoriale izraelite ndaj palestinezëve, Unioni i i krahut të djathtë ka gjasa të ngrejë kundërshtime të ashpra.
Israel Beitenu ('Izraeli, shtëpia jonë')
Pesë vende, pa ndryshim. Udhëheqësi: Avigdor Lieberman.
Një parti sekulariste, nacionaliste dhe ekstremiste e së djathtës, baza e së cilës janë emigrantët nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Kreu i saj, i lindur në Moldavi, Lieberman, është një ish-ministër i Mbrojtjes i cili kërkon të tregohet edhe më skifter se Netanjahu. Politikat e tij përfshijnë shkëmbimin e qyteteve arabe brenda Izraelit - ku jeton pakica arabo-palestineze prej 21 përqind - në këmbim të lëshimit të territorit të bllokuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Judaimzi i Torah-ut të Bashkuar
Shtatë vende, (nga gjashtë). Udhëheqësi: Yakov Litzman.
Përfaqëson hebrejtë ultra-ortodoksë, ose haredim, me origjinë europiane. Një koalicion i Netanyahut, si shumë përpara tij, ka të ngjarë të mbështetet te ultra-Ortodoksët.
JTB është kryesisht e lidhur me ruajtjen e përfitimeve shtetërore për meshkujt haredi, shumë prej të cilëve i përkushtohen studimeve fetare me kohë të plotë, nuk punojnë dhe nuk shërbejnë në ushtrinë ushtarake të Izraelit.
Kërkesat për më shumë pagesa qeveritare do ta bëjnë më të vështirë për Netanyahun që të frenojë një deficit buxhetor në rritje.
Shas
Tetë vende, (nga shtatë). Udhëheqësi: Aryeh Deri.
Shas përfaqëson hebrejtë Haredi me origjinë nga Lindja e Mesme. Aleatët me JTB dhe me kërkesa të ngjashme, ajo ka shërbyer gjithashtu si kingmaker në qeveritë e njëpasnjëshme.
Kulanu ('Të gjithë ne')
Katër vende (nga dhjetë të mëparshme). Udhëheqësi: Moshe Kahlon
Partia e mban veten si krah i djathtë i moderuar. Kahlon, ministri aktual i Financave, ka takuar zyrtarë palestinezë për çështjet ekonomike, edhe pse dy palët nuk kanë patur negociata që nga viti 2014.
Kahlon dëshiron të mbajë ministrinë e Financave, por partia e tij tani është shumë më e dobët në parlament, kështu që do të ketë ndikim më të vogël në negociatat e koalicionit pas zgjedhjeve.
Ekonomia izraelite nuk ishte temë e fushatës zgjedhore, por banka qendrore ka paralajmëruar se qeveria e re do të duhet të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë taksat për të frenuar një deficit buxhetor në rritje.
Blu' e Bardh'
Tridhjetë e pesë vende, (zgjedhjet e para). Udhëheqësit: Benny Gantz dhe Yair Lapid.
Një parti e qendrës, lideri i së cilës, ish-shefi i Ushtrisë Gantz, doli si një rival serioz i Netanjahut. Por rishtari politik dështoi të shfronësojë veteranin, dhe humbi kredibilitet duke shpallur fitoren shumë herët gjatë natës së zgjedhjeve.
Gantz bashkoi forcat me të djathtin Moshe Yaalon, një ish-ministër i Mbrojtjes dhe një ish-ministër të Financave nga qendra e majtë, Yair Lapid.
Partia u zotua të kombinojë qeverinë e duarve të pastra me paqen dhe sigurinë. Duke pranuar humbjen të mërkurën, Lapid tha se partia e tij në opozitë do ta "bëjë jetën e Likudit ferr".
Laburistja
Gjashtë vende, (nga 18 të mëparshme). Udhëheqësi: Avi Gabbay.
Partia e majtë e cila sundoi Izraelin gjatë dekadave të para të shtetit mori një goditje shkatërruese më 9 prill. Ndërsa Netanjahu reflektonte zhvendosjen djathtas të elektoratit izraelit, Laburistja theksoi reformën sociale dhe ekonomike, kursin e paqes dhe zgjidhjen 'dy-shtetëshe' me palestinezët.
Hadash-Ta'al
Gjashtë vende. Udhëheqës: Ayman Odeh dhe Ahmad Tibi.
Më i madhi nga dy blloqet arabe në parlament. Të gjitha partitë e dominuara nga arabët bashkuan forcat në vitin 2015, por u ndanë në dy këtë vit dhe panë që numri i tyre i kombinuar u ul nga 13 në 10.
Grupi ka një anëtar hebre në parlament dhe mbështet një aleancë arabo-hebraike për të luftuar racizmin dhe pabarazinë sociale. Por partitë arabe nuk janë bashkuar kurrë me koalicione qeverisëse në Izrael dhe këtë vit u përballën me një lëvizje bojkotimi nga arabët, të tronditur nga ligj i "shtetit- komb" i vitit 2018, i cili deklaroi se vetëm çifutët kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend.
Sipas shumicës së vlerësimeve, këto zgjedhje kishin pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët nga qytetarët arabë të Izraelit, disa prej të cilëve preferojnë gjithnjë e më shumë emërtimin "palestinez" se sa "izraelito-arab".
Raam-Balad
Katër vende - Udhëheqës: Mansour Abbas dhe Mtanes Shihadeh.
Liderët e Raam-Baladit janë një përzierje e nacionalistëve islamikë dhe arabë. Ajo e përshkruan veten si një lëvizje demokratike në kundërshtim me pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli.
Meretz
Katër vende, (nga 5 të mëparshme). Udhëheqës: Tamar Zandberg.
Partia e krahut të majtë nuk ka qenë pjesë e qeverisë në dy dekadat e fundit. Popullore me izraelitët e klasës së mesme liberale, ajo mbron një zgjidhje me 'dy shtete' me palestinezët.
Humbësit e mëdhenj
E djathta e re - Udhëheqësit: Naftali Bennet dhe Ayelet Shaked.
Asnjë vend (nga tre të mëparshme).
Dikur të konsideruar si yje të rinj në rritje në politikën izraelite, Bennett, një milioner i industriusë hi-tech, ishte Ministri i Arsimit i Izraelit ndërsa Shaked Ministër i Drejtësisë në qeverinë që po largohet.
Ata u ndanë nga një fraksion më i madh kombëtar-fetar për të formuar një parti të re të ekstremit të djathtë që do t'u apelonte zgjedhësve më laikë. Shaked shpesh kritikoi Gjykatën e Lartë të Izraelit si tepër liberale dhe ndërhyrëse.
Partia nuk fitoi votuesit e mjaftueshëm për të hyrë në Knesset.
Zehut - Udhëheqës: Moshe Feiglin.
Asnjë vend. Fluturimi në sondazhet e para-zgjedhjeve dhe rrëzimi në kutitë e votimit, partia e re ultra-nacionaliste libertariane nuk do të jetë pjesë e Knesset.
Kërkesa e saj gjatë fushatës për legalizimin e marihuanës u duk se ishte një tërheqje e madhe për shumë votues të rinj, të cilët në fund të fundit nuk 'u shfaqën'.
Politikat e saj të tjera përfshinin propozime për të aneksuar Bregun Perëndimor, transferimin 'vullnetar' të palestinezëve në shtete të tjera dhe ndërtimin përfundimtar të një tempulli të tretë hebre.
*Marrë nga Reuters. Përkthimi i Politiko.al.
**Merreni por referojini burimit parësor dhe dytësor!!!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

