Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kavajë / Xhafaj firmos udhëzimin për listat zgjedhore

Zgjedhjet në Kavajë / Xhafaj firmos udhëzimin për listat

Në kuadër të zgjedhjeve të pjeshme në qytetin e Kavajës, pas dekretimt të datës 7 maj nga Presidenti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur udhëzimin për procedurat e hartimit të listave zgjedhore.  Në këtë udhëzim parashikon hartimin në format elektronik të listave zgjedhore, sipas afateve të ligjore për të pasur mundësi shkarkimi të tyre.  Afati për të të printuar të gjitha listat zgjedhore ngë zyrat e Gjendjes Civile është data 29 mars, në tre formatet e parashikuar nga Kodi Zgjedhor, duke përfshirë edhe institucionet e posaçme, nën juridiksionin territorial të saj dhe ia dorëzojnë Kryetarit në detyrë.

Kryetari në detyrë miraton dhe firmos listën dhe e dërgon brenda datës 31 mars 2017, në KZAZ-në përkatëse. Zgjedhësit, të cilët pas shpalljes së listës së zgjedhësve konstatojnë se në përbërësit e tyre zgjedhorë ka mos përputhje, i drejtohen gjykatës për korrigjimin e listës.

Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen në datën 7 maj pas shkarkimit të Elvis Roshit i cili ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Të fundit