Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ certifikon listën me rreth 2 milion votues

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ certifikon listën me rreth 2 milion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve.

Sipas listës së certifikuar nga KQZ’ja në mbledhjen e të mërkurës, 1 milion e 872 mijë e 941 shtetas kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, raporton Gazeta Express. 

 Sot, në gjithë Kosovën, partitë politike dhe koalicionet garuese në zgjedhje kanë nisur fushatën elektorale.  

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK ka bashkuar forcat me AAK'në dhe NISMA'n, duke nxjerrë Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. LDK ka arritur marrëveshje me AKR'në, duke mandatur Avdullah Hotin për shef të ekzekutivit. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidat i saj Albin Kurti kanë mbetur të vetëm në garë. 

Të fundit