Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë- KQZ: Ja sa qytetarë kanë marrë pjesë në votime

Zgjedhjet në Kosovë- KQZ: Ja sa qytetarë kanë marrë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 15:00 në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar rreth : 497 mijë e 121 votues , ose 27.75 përqind.

Në faqen zyrtare të KQZ-së, thuhet se kjo përqindje është nxjerrë vetëm mbi bazën e të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës .

Në kryeqytet Prishtinë pjesëmarrja është më e lartë, 34,10%, ndërsa më e larta është në komunën jugore të Kosovës – Shtërpcës me shumicë serbe dhe nga shqiptarët 45,69%. Edhe në komunën veriore me shumicë serbe, Zubin Potok, pjesëmarrja është e lartë 43,06%.

Në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ishte më e ulët se 9 për qind. Kjo shifër është rritur pas mesditës, ku në qendrat e votimit është vënë re një numër i madh votuesish.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë votuar deri në orën 15:00 është 347.822.

Konferenca e radhës , që ka të bëjë me pjesëmarrjen në votime dhe mbylljen e vendvotimeve mbahet në orën 20:00.

Të fundit