Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Mal të Zi, Artan Fuga: Shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar
Akademiku Artan Fuga ka reaguar së fundmi lidhur me rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, ku deri tani kryeson partia e presidentit Gjukanoviç me rreth 35% të votave.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fuga ka bërë një analizë ku thekson se pavarësisht forcës që do të krijojë qeverinë e re, ajo që bie në sy është fakti që sipas tij "shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar".
Më tej pedagogu shton se ata nuk e shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerishë nacionaliste dhe kombëtare!
"Ja edhe zgjedhjet përfunduan në Mal të Zi. Pavarësisht se cila forcë do t’a krijojë qeverinë, një gjë është e qartë! Atje shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar dhe nuk e shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerishë nacionaliste dhe kombëtare!
Kam pasur rastin të intervistoj dhe anketoj thellë shqiptarë atje dhe e di sesa të mençur dhe të emancipuar janë në shumë drejtime! Kam simpati të veçantë! Lëre se çfarë niveli jetese kanë!!!
Imagjino se çfarë gabimi do të kishin bërë sikur vota e tyre të merrte kuptimin e një vote, “plumb në ballë” ndaj komshiut të tyre malazes, serb, kroat, turk, rom, apo bosnjak!", shkruan Fuga veç të tjerash.
Postimi i plotë:
çfarë na ka pickuar elektoralisht?
Shënim
Ja edhe zgjedhjet përfunduan në Mal të Zi. Pavarësisht se cila forcë do t’a krijojë qeverinë, një gjë është e qartë! Atje shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar dhe nuk e shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerishë nacionaliste dhe kombëtare!
Kam pasur rastin të intervistoj dhe anketoj thellë shqiptarë atje dhe e di sesa të mençur dhe të emancipuar janë në shumë drejtime! Kam simpati të veçantë! Lëre se çfarë niveli jetese kanë!!!
Imagjino se çfarë gabimi do të kishin bërë sikur vota e tyre të merrte kuptimin e një vote – “plumb në ballë” ndaj komshiut të tyre malazes, serb, kroat, turk, rom, apo bosnjak!
Ata e dinë miliona herë më mirë sesa ne shqiptarët “mëmë” se si votohet, për kë votohet, qytetarisht, demokratikisht, kombëtarisht! Pse budallenj janë?
Por po e le këtë mënjanë se histori e gjatë.
Një pyetje kam për veten dhe nuk i jap dot zgjidhje: Si nuk dëgjojmë te fqinjët ballkanikë historira si tona, me blerje dhe shitje votash, me komisionerë – hajdutë a policë votash, si nuk dëgjojmë sherre për kod zgjedhor dhe ndryshime kushtetute në sekondën e fundit për qëllime elektorale, si nuk dëgjojmë kërkesa për anulime zgjedhjesh e ku e di unë tmerre si këto?
Sigurisht në botimin tim “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare” kam marrë analizë si është përvetësuar pushteti nga politika duke iu rrëmbyer qytetarit.
Mirëpo pas kësaj mbetet një pyetje në planin antropologjik që e mendoj, e studjoj, dhe nuk e zgjidh dot: Përse ne kemi hyrë në këtë ndotje të demokracisë saqë as votat nuk dimë realisht t’i numurojmë dhe të tjerët jo?
Pse të tjerët jo? Pse ky kob, kjo murtajë, ky qelbërsillik te ne dhe jo te të tjerët? Lëreni mos u nxitoni të më jepni përgjigje si ato që më japin në pijetoren e fshatit tim, apo si ato që dëgjoj çdo ditë kur njerëz të ndryshëm nga padija, të shkretët, ja fusin kot!
Ca thonë : shqiptarë hesapi!!! Po mirë po këta shqiptarët e Malit të Zi nuk janë shqiptarë!!!
Ca thonë: ballkan hesapi!!! Po mirë po këta grekët nuk janë ballkanas këta???
Ca thonë: E mo, pesëqind vjet osmanllik!!! Po mirë mo mirë, po këta rumunët, bullgarët, kosovarët, maqedonasit, këta nuk iu ka kaluar turku i vjetër përsipër këtyre?
Ca thonë: E po diktatura e dikurshme! Po mirë po diktatura duhej të na bënte ta mbanin të shndritshme demokracinë, ata spanjollët, portugezët, italianët nuk patën diktatura të gjata ata?
Ca thonë, po ja që jemi shumicë shqiptare, myslimane (a thua se feja është kundër demokracisë!!!), po mirë po këta bosnjakët, kosovarët, këta shqiptarët në Ulqin, në Prishtinë, në Dibër të Madhe, a gjetiu, këta nuk janë shumicë shqiptare me fe në shumicë myslimane si traditë dhe gjendje reale?
Ca thonë lufta për pushtet!!! Po pse mo nuk ka luftë për pushtet në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, a në Serbi??? Ku ka pushtet, ka luftë për pushtet që nga Cingiz Kani e Perandoresha Ki deri te bashkia e Kavajës, Urës Vajgurore e Poliçan?
Mister i madh!
Cfarë na ka pickuar, kafshuar, helmuar, prishur “dasmën”?
Se të them që jemi budallenj, nuk e them dot! Se kur shkojmë e jetojmë jashtë bëhemi njerëz!
Mos është pyetje pa përgjigje???
Mos vallë si në shkencat edhe tjera, mendja shpjegon si ndodh, por jo pse ndodh?
Se ja thuhet se trupat tërhiqen, ta zemë eksperimentohet që bien në gjendje të lirë mbi Tokë, zbulohet edhe formula që mat këtë rënie, por askush nuk ka shpjeguar dot se përse trupat tërhiqen, pse, ca thonë se ka forca elektromagnetike, po pse ka forca elektromagnetike? Pse nuk themi njësoj, sikurse neopragmatizmi amerikan ka zbuluar me aq inteligjencë, se trupat tërhiqen nga dashuria për njeri tjetrin? Pse nuk them sepse trupat qiellorë nuk e njohin distancimin social, pra nuk kanë as Covid19, as malarje, as kolerë!!!
Po jemi bërë turpi i Evropës me këtë histori! Edhe turpin e hamë me bukë, po pyetja misterizoe mbetet : Kush po na e fut?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38