Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Mal të Zi, Basha thirrje qytetarëve: Më 30 gusht votoni parti shqiptare, vetëm ato janë në shërbimin tuaj

Vijon apeli i Zyrtarëve të Tiranës ndaj qytetarëve shqiptar të Malit të Zi, për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 30 gushtit.

Përmes një mesazhi në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi të votojnë parti shqiptare në zgjedhje, duke shtuar se “vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.”

Mesazhi i Bashës:

#votoshqip

Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare.

Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.

Të fundit