Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj: Sot presim rezultatet, nëse fitojmë fokusi janë zonat shqiptare

Zgjedhjet në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj: Sot presim rezultatet,

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, teksa ka folur për stuatën e zgjedhjeve në Mal të Zi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime.

Nëpërmejt një prononcimi për mediat, Gjeloshaj u shpreh se sot presin rezultatin, ndërsa garantoi se do të respektohen të gjitha principet.

Më tej a shtoi se nëse lista shqiptare fiton në këto zgjedhje, fokusi kryesor i tyre është rritja ekonomike dhe ruajtja e identitetit shqiptar në Mal të Zi.

“Sot presim rezultatet, ne jemi për ata që respektojnë principet tona. Jemi fokusuar në fitoren tonë në zonën shqiptare. Fokusi jonë është rritje ekonomikë, zhvillimi ekonomik, të kemi akses në përqindjen e buxhetit të shtetit që të zhvillojmë zonat shqiptare. Mendojmë se duhet të ruajmë identitetin duke mos lënë mënjanë as kulturën dhe as arsimin. Duhet të punojmë shumë që të rinjtë të mos largohen”, deklaroi Gjeloshaj.

Të fundit