Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD, Fitim Zekthi: Ekipi i ri i Bashës ngjall shpresë; është ndërtuar me kujdes

Zgjedhjet në PD, Fitim Zekthi: Ekipi i ri i Bashës ngjall

Për analistin Fitim Zekthi, ekipi i ri i Partisë Demokratike, dalë nga zgjedhjet e fundit, ngjall shpresë dhe tregon seriozitet. Ai theksoi në emisionin ‘Opinion’ se ekipi i ri i PD-së është ndërtuar me kujdes nga Këshilli Kombëtar dhe nga kryetari Lulzim Basha.

“Ky ekip ngjall shpresë. Mund të themi se ky është një ekip i ndërtuar me kujdes nga Këshilli Kombëtar, Partia Demokratike dhe nga Basha, për t’i thënë shqiptarëve që ne e kemi seriozisht dhe kjo është më e mira që mund të bëjmë. Jemi përballë një qeverisje dramatike në terma autoritare dhe nuk mund të ketë opozita të mira demokratike në vende autokratike. Opozitat demokratizohen nga zgjedhjet e lira të ndershme. Në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Zekthi.

Sipas Fitim Zekthit, besimi i vogël që qytetatët kanë te partitë politike nuk është fenomen vetëm shqiptar, por i shtrirë në të gjithë Evropën.

Kritikat e Rakipllarit për zgjedhjet në PD: Kandidatët ishin ‘surrogato’; nuk kishte transparencë mbi votimin

Të fundit