Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD, kreu i PS Lezhë uron rivalin politik: Drejtojmë forca të kundërta, por kalimi i limiteve nuk na bën më të fortë

Kreu i PS në Lezhë, Eduart Ndreca ka uruar kundërshtarin e tij politik, Zef Gjoka, i cili u zgjodh së fundmi nga zgjedhjet e zhvilluara brenda PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreca shkruan se pavarësisht se janë kundërshtarë në politikë, ata në fund janë banorë të një qyteti dhe se detyra e tyre është që të përcillen vlera e të respektohen norma njerëzore.

Statusi:

Uroj z. Zef Gjoka per zgjedhjen e tij si kryetar i Partise Demokratike te Bashkise Lezhe. Respekte per Z. Paulin Marku, per frymen e mirkuptimit nderpartiak qe percolli ne vitet qe ishte ne krye te PD-se Lezhe.

Drejtojme forca te kunderta politike dhe misioni i secilit prej nesh eshte te fitoje forca politike qe drejton, ama gjate gares politike e ne fund te saj, cilido qofte rezultati per secilen force, ne nuk duhet te harrojme se jemi banore te nje qyteti e kalimi i limiteve njerzore nuk na ben me te forte. Detyra jone eshte te percjellim vlera e te respektojme normat njerzore ne garat qe bejme mes nesh e kete ta reflektojme ne çdo nivel partie e kudo tjeter.

Të fundit