Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD, në dhjetor zgjidhen nënkryetarët e rinj dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm, ulet numri anëtarëve të Kryesisë

Zgjedhjet në PD, në dhjetor zgjidhen nënkryetarët e rinj dhe

Partia Demokratike do të përfundojë brenda këtij viti procesion e zgjedhjeve të brendshme. Aktualisht kanë përfunduar zgjedhjet në të gjitha grupseksionet në vend dhe pritet që të mbyllen edhe seksionet.

Politiko.al ka mësuar se kryetari Lulzim Basha u ka kërkuar sekretarëve në Parti që zgjedhjet në PD të mbyllen brenda 2018-ës. Kështu, mësohet se brenda muajit nëntor do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve në PD në rrethe dhe po ashtu, pritet që më muajin dhjetor të thirret Kuvendit Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.

Këshilli Kombëtar, sipas statutit të ri, do të ketë 120 vetë dhe do të jetë ky Këshill i ri do të zgjedhë anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së e cila kësaj radhe nuk do ketë më shumë se 25 anëtarë.

Në dhjetor, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë 2 nënkryetarët e rinj, Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe 3 sekretarët funksionalë. Po ashtu, me votë nga këshilli do të zgjidhen direkt 15 anëtarë të rinj Kryesie.

Ndryshe nga aktualisht ku Kryesia e PD ka 60 anëtarë, me statutin e ri numri pothuaj do të reduktohet me 3 herë duke i dhënë atyre një peshë më të madhe politike e në të njëjtën kohë do të rrisë fort edhe konkurrencën politikën se kush do të zgjidhet anëtar kryesie./Politiko.al

Të fundit