Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD/ Përfundon numërimi në Gjirokastër, kush janë kandidatët e votuar

Zgjedhjet në PD/ Përfundon numërimi në Gjirokastër,

Ka përfunduar mbrëmjen e sotme procesi i numërimi të votave të anëtarësisë së Partisë Demokratike Gjirokastrës për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pjesëmarrja në votim ka qenë 63,3 % e anëtarësisë, ose më konkretisht kanë votuar 618 anëtarë nga 975 gjithësej. Anëtarësia e PD-së Gjirokastër ka konfirmuar të 11 emrat që ishin në listë.

1.ADIL XHELILI

2.ALIJE KOKALARI

3.ALTIN ÇOMO

4.ANTONELA LENA

5.BEQIR GJIKA

6.BESNIK ALIAJ

7.ENTELA SHEHAJ (FICO)

8.NIKOLLA ZHULLA

9.ROLAND BEJKO

10.SHEMSHO LAMAJ

11.TRITAN SHEHU

Pas përfundimit të numërimit ka ardhur një reagim dhe nga ish-deputeti Tritan Shehu, i cili shpreh falenderime ndaj anëtarësisë.

"Falenderim per Gjirokastren.

Desheroj te falenderoj antaresine e PD te ketij qyteti vlerash dhe tradite per mbeshtetjen qe me dha perseri sot. Desheroj t’i falenderoj te gjithe, ate shumice qe me mbeshteti, por dhe ata antare te PD prej me pak se 10% te te regjistruarve, qe nuk me votuan, duke me kujtuar se ka shume gjera qe duhet te permiresojme se bashku per periudhat e sfidat qe na presin. Fitorja e madhe te 25 prillit 2021 po na troket ne dere tashme!" shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Të fundit