Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD, përfundon votimi në Elbasan: Asnjë skualifikim, anëtarësia konfirmon 20 kandidatët për deputetë

Kanë përfunduar zgjedhjet në Partinë Demokrtaike edhe për degën e Elbasanit. Në këtë qark, anëtarësia e PD ka vendosur të mos skualifikojë asnjë kandidat në Elbasan, duke lënë të 20-të emrat në listë.

Pjesë e listës së demokratëve të cilët shpallën kandidaturën e tyre për deputet në Elbasan janë disa figura të njohura si: Endri Hasa, Aurel Bylykbashi apo Luçiano Boçi teksa anëtarësia ka pëlqyer edhe figurat e tjera për një nga qarqet më të mëdhaja në vend.

1521 anëtarë votuan për kandidatët me një pjesmarrje prej 66% teksa dega e PD në Elbasan premton fitore të thellë më 25 prill të 2021.

Lista e PD në Elbasan:

Anila Bishqemi

Anita Duhanxhiu

Aurel Bylykbashi

Besa Zhupa

Durim Çekrezi

Edmond Biçoku

Eliona Gremi

Elior Vila

Elsa Gega

Endri Hasa

Etleva Haxhihyseni

Lorenc Hastopalli

Luçiano Boçi

Mimoza Haseiku

Qani Xhafa

Shefqet Deliallisi

Sonila Daiu

Taulant Zeneli

Zamir Muzhaqi

Zheni Gjergji

Të fundit