Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD/ Voton Eduard Selami: Nuk do ketë deformim të rezultatit; jam kundër bojkotit

Zgjedhjet në PD/ Voton Eduard Selami: Nuk do ketë deformim të

Kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami ka votuar pak minuta më parë në selinë qendrore të partisë, drejtimin e të cilës ai kërkon të marrë sot.

Selami rikthesoi se gara është pabarabartë, megjithatë u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim për deformim të rezultatit. Ai tha se është kundër bojkotit dhe se është i zhgënjyer nga disa kolegë që zgjodhën këtë rrugë.

“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me deformimin e rezultatit, janë vetëm disa gjëra teknike. Kjo nuk është garë e lehtë, por unë do të bëj përpjekjet maksimale që PD të dalë sa më e fortë dhe procesi të jetë sa më i pastër. Bojkoti është pjesë e kaluarës. Jam i zhgënjyer nga disa kolegë të mi. Demokracia është alternativë”, u shpreh Selami pas votimit.

Qendrat e votimit të PD-së do të jenë të hapura deri në orën 19:00 për të gjithë anëtarët demokratë.

“Nuk dua që Basha të rikonfirmohet, dua që të zgjidhet”

Të fundit