Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PE, Basha thirrje shqiptarëve: Drejtojuni kutive të votimit, zgjidhni Partinë Popullore Evropiane  

Zgjedhjet në PE, Basha thirrje shqiptarëve: Drejtojuni kutive të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen në vendet e BE që të votojnë për Partinë Popullore Evropiane

“Ky mesazh ju drejtohet të gjithë bashkëatdhetarëve tanë, shqiptarëve kudo ku janë në shtete anëtare të BE.

Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje, për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të votës së lirë, të balancimit të pushteteve, dinjitetit për shqiptarët. Këto janë vlerat evropiane për të cilat lufton PD dhe opozita e bashkuar. Por këto ditë, një betejë tjetër po zhvillohet, zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë një betejë për vlerat evropiane, për ta mbajtur demokratike dhe të lirë.

Kërkesa ime ndaj jush është që ti drejtohuni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë simotra të PPE kudo ku ndodheni, partisë që ka udhëhequr Europën. Në emër të PD, votoni kandidatin tonë për kryetar të komisionit evropian, Manfred Feber”, u shpreh Basha.

Rezultatet për çdo vend të BE-së do të dalin mbrëmjen e 26 majit pasi të jetë e mbyllur edhe qendra e fundit e votimit.

Të fundit