Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PE, Manfred Weber thirrje partisë së gjelbër për koalicion

Zgjedhjet në PE, Manfred Weber thirrje partisë së gjelbër

Manfred Weber, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane, (EVP) deklaroi në mbrëmje se pretendon të bëhet President i Komisionit të BE.

"Ne nuk patëm ndonjë fitore të madhe, por ne mbetemi grupimi më i fortë," tha politikani i CSU, në Bruksel.

Ai i bëri thirrje partive të tjera pro-europiane për të bashkëpunuar, duke iu drejtuar konkretisht të gjelbërve.

"Të gjelbërit janë po ashtu fitues të ditës. Prandaj ata janë partnerë të mundshëm. Ne duam të ulemi së bashku dhe të projektojmë një mandat për pesë vitet e ardhshme", tha Weber.

Të fundit