Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Tuz, flet kryesuesi i listës shqiptare: Procesi nisi me probleme teknike

Zgjedhjet në Tuz, flet kryesuesi i listës shqiptare: Procesi nisi me

Sot, pritet të jetë një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Mal të Zi.

Prej mëngjesit kanë nisur zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit dhe për herë të parë, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”, nga tre subjektet politike kryesore shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Nik Gjeloshaj, kryesuesi i listës shqiptare, në një lidhje telefonike për ‘news 24’ ka treguar se procesi nisi me probleme teknike.

“Sot është ditë historike për shqiptarët në Tuz. Procesi nisi me disa probleme të vogla teknike në disa qendra, për shkak të prishjes së kompjuterëve. Megjithatë, procesi po vijon normalisht dhe Aleanca Shqiptare është e vetmja rrugë për të fituar”, u shpreh Gjeloshaj.

Të fundit