Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në universitete, Artan Fuga i kthehet Besa Shahinit: Do bëhen si votimet e 30 qershorit
"Zgjedhjet në universitete po aq të paligjshme sa ato politike të 30 qershorit të 2019”.
Kështu është shprehur akademiku Artan Fuga pas shpalljes së datës së zgjedhjeve në Universitete nga ministrja Besa Shahini. Në një postim në rrjete sociale, Fuga thekson se datë zgjedhjesh nuk jep mundësi fushate apo kandidimi pasi pedagogët janë në provime kurse studentët janë në shtëpi.
Postimi i plotë:
Qytetarja Besa Shahini, dje, me vendimin sipas tipit të dhjetë gòditjeje staliniane, në befasi, pa asnjë konsultim me trupat universitare dhe të zgjedhurit e tyre, ndofta, sikurse shprehet vetë, në një fshehtësi komplotiste me ata që duan të mbajnë postet pa zgjedhje demokratike, shpalli që brenda një dite hap fushatën zgjedhore për universitete.
Në 30 qershor hap fushatën në 1 korrik dhe urdhëron në mënyrë staliniste që në 30 korrik shkoni në votime! – një gjë e paprecedent dhe jashtë çdo logjike, duke i kapur në befasi mjediset universitare. Duke i fyer dhe marrë nëpër këmbë ato! Pra nuk lë mundësi kandidimi, nuk jep mundësi fushatash sepse është periudhë kur studentët dhe pedagogët janë të shpërndarë në provime, dhe studentët janë nëpër shtëpi.
Universitetet kështu bëhen po aq të palígjshme sa edhe votimet e 30 qershorit për pushtetin lokal.
Gjithçka bëhet që t’u tregohet universitarëve që janë në hyqmin e politikës, të kontrollohen politikisht universitetet që t’u mbyllet goja intelektualëve dhe studentëve, të bëhet prèsion mbi ta dhe të nxirren edhe vota për zgjedhjet e ardhshme politike!
Kush nuk e kupton këtë politikisht dhe intelektualisht do të bëhet viktimë e këtij moskuptimi!
Rruga e rrezistencës nuk është kandidimi rrùfe për hesap të vet nga secili, sikurse e imponon tani gòditja staliniane, por refuzimi i organizuar, i mirëmenduar, i ndërgjegjsuar, i këtyre zgjedhjeve që janë fyèse dhe pòshtërojnë të gjithë profesoratin dhe studentët e të gjithë universiteteve të Shqipërisë!
Cdo rrugë tjetër një ditë do të dali se çfarë gábimi monumental ka qenë!
Ne duam zgjedhje të lígjshme, të qeta, demokratike, sikurse na ka hije, pa stërkëmbësha, pa skuthlliqe, me transparencë, barazi shansesh, me fushata dhënie llogarie dhe programe strategjike, jo votime staliniste!
Pòshtërojnë dhe mbajnë nën zgjedhë shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Pas shkátërrimit të maturës shtetrore, ministria e arsimit gòdet brinjë më brinjë botën universitare.
Njeri akt më ábsurd se tjetri. Njësoj sikur Turi i maturës të marrë vendim për hapjen e rrufeshme staliniane të fushatës zgjedhore në kushtet e pándemisë dhe të pamundësisë për proces zgjedhor të rregullt që ende nuk ka filluar të japë mundësi as regjistrimi kandidatësh alternativë në shumë universitete dhe të mos ketë as infrastrukturën zgjedhore.
Këto zgjedhje në universitete janë për drejtimin e agjencive universitare publike. Por, me një ligj që është po aq absurd sa edhe testi i maturës, drejtimi universitar është kudo në kaos, pa novitete, imponon dhùnën e ministrisë ndaj autonomisë universitare, pòshtëron pedagogët duke shkátërruar lirinë e tyre për mësimdhënie dhe punë shkencore, nuk jep të drejta për pedagogët dhe studentët, bllòkon dinamikën e drejtimit, shkëput krejtësisht senatet nga të zgjedhurit e tyre, vendos bordet nën hyqmin i ministrisë, ndalon cdo adaptim të shkollës ndaj kërkesave të vendit për kuadro, nxit papunësinë dhe çvlerësimin e diplomave, shkátërron certifikimin e cilësisë të diplomave, shkátërroi shkollat doktorale, etj.
Gjithçka përfundoi me një gènjeshtër të madhe staliniane. Kampus universitar në Tiranë një fiasko e madhe korrupsioni që vetëm Spaku mund ta zgjidhi, kopshti botanik i masakruar, Muzeu botanik i hedhur greminë në tokë, terrenet sportive të universiteteve të Tiranës të kthyera në parkinge nga pushtete jouniversitare, bibliotekë universitare zero gjithandej, subvencionim i teksteve i bráktisur, gjoja biblioteka elektronike – një absurd i papërdorshëm, po aq absurd sa edhe testi i maturës shtetrore, përkthimi i librave me të cilën u shuajt grèva studentore përfundoi në një gènjeshtër monumentale, studentë që kryejnë studimet rregullisht dhe në fund del se agjenci të ministrisë i kanë rregjistruar jashtë ligjit, investime nga universitete publike europiane në Shqipëri zero, bashkëpunimi në projekte në ditë të hallit.
Palestra e universitetit kthyer në zyrë, botime revistash universitare me faktorë impakti të subvencionuar edhe nga shteti zero, asnjë studim për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës, asnjë ristrukturim fakultetesh sepse ligja e pengon, kontroll absolut i Turit të maturës mbi programet mësimore dhe mbi cdo lëndë që zhvillohet, kuotat e pranimit të studentëve në universitete krejt mekanike dhe të burokratizuara, asnjë matje e nivelit të diplomave me ato europiane, niveli i gjuhës të huaj e masës të studentëve për të qarë hallin – këto janë vetëm disa nga plagët e arsimit universitar si pasojë e ligjit masakër të arsimit të lartë që përkthehet në modelet e drejtimit universitar.
Shkallëzimi i meritave dhe titujve është kthyer në zero duke shkátërruar profesoratin njësoj sikurse deputetin, nëpunësin, ekspertin, qytetarin, dhe kthyer këta në një masë amorfe, të banalizuar nga politika. Kërkimi shkencor, botimet po ky ligj i ka cuar nën nivelet nën zero, sikurse ka shkátërruar dhe një vlerësim modern të punës shkencore dhe të strukturimit të departamenteve dhe fakulteteve duke i kthyer në kuti konservash hermetike.
Pa u hedhur në tokë dhe shkelur me këmbë ky ligj për arsimin e lartë, cdo proces zgjedhjesh, aq më shumë i tipit të dhjetë goditjeve staliniane, nuk është veçse një farsë dhe máshtrim, një sistem riprodhimi i mediokritetit, bánalitetit, shkátërrimit të jetës të studentëve, për të cilët të gjithë jemi përgjegjës, e nëse nuk ndjejmë përgjegjësinë, jemi edhe fájtorë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38