Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në universitete, reagon PD: Farsë me kandidatë të paracaktuar, njësoj si zgjedhjet lokale

Zgjedhjet në universitete, reagon PD: Farsë me kandidatë të

Pas zgjedhjeve në universitete të zhvilluara ditën e sotme, ku u zgjodh rektor Artan Hoxha, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp të ish-deputetes Albana Vokshi, PD thekson se zgjedhjet u zhvilluan pa garë dhe pa program, njësoj me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të shkuar.

Sipas Vokshit, fituesi ishte i paracaktuar dhe me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.

Reagimi i plotë i Vokshit:

Njësoj si zgjedhjet politike të 30 Qershorit vjet, zgjedhjet në universitetet sot ishin të paracaktuara, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.

Fituesit ishin të paracaktuar.

U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastrukturë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji I arsimit të lartë.

–          Pa fushatë

–          Pa garë

–          Pa ide

–          Pa programe

–          Pa alternativa

–          Me kandidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet

Në një proces kriminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre.

Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ ilegjitim qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.

Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar universitetet.

Partia Demokratike, nesër në drejtimin e vendit, do të ketë prioritet kryesor të parë të saj garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.

Të fundit